Një tërmet prej 4.8 ballë tronditi disa qytete të Shqipërisë mbrëmjen e kaluar. Më shumë tërmeti u ndje në qarkun e Shkodrës sepse epiqendra ishte në fshatin Lumëbardhë të bashkisë Fushë Arrës. Nga ky tërmet nuk ka viktima por vetëm dëme të konsiderueshme materiale që për momentin sipas kryetarit të bashkisë Pukë Gjon Gjonaj përllogariten rreth 3 milion euro.

Dëmtime përveç pallateve në Pukë dhe banesave të ndryshme ka pësuar edhe spitali i Pukës. Drejtori i këtij spitali Enver Sulejmani pret nga ministria e shëndetësisë një investim për rikonstruksionin e asaj godine e cila ka nevojë emergjente për ndërhyrje.

Lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës pas asaj më të fuqishme të orës 22:37. Ndërkohë për çdo emergjencë që qytetarët e Pukës mund të kenë mund të telefonojnë në numrat pa pagesë 128 dhe 129, thuhet në njoftimin e bashkisë Pukë pas këtij tërmeti të fuqishëm.

 

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA DHE LULZIM BRAVA PO MBAJNË PENG PLURALIZMIN
Artikulli tjetërSHKODËR, ÇDO DY DITË NJË KËRKESË PËR DIVORC