SIPAS QYTETARËVE SHKAK ËSHTË SITUATA E VËSHTIRË EKONOMIKE. Pas Kukesit jane pukjanet ata te cilet po vershojne masivisht ne kerkim te nje jete me te mire drejt vendeve te Europes si Franca Zvicra e kryesisht Gjermania. Vetem gjate javes se fundit nga qyteti I Pukes jane larguar dhjetra familje duke lene pas dyert e kyqura te banesave ndersa pjese e ketij eksodi qe nisi vrullshem jane dhe te moshuarit.

 Largimet masive sa vine e po shtohen kjo nisur dhe nga fluksi I dokumentacioneve qe po pergatiten ndersa shume familje po shesin banesat te nzitur dhe nga te afermit e tyre qe tashme kane arritur ne Gjermani e deshmojne se shteti atje u ka ofruar strehim ushqim dhe trajtim mujor ne te holla. Pukjanet po levizin duke shfrytezuar disa linja transporti qe organizohen kryesisht ne qytetin e Shkodres, ndersa udhetimi kryehet me mjete te transportiti deri ne 7 vende. Me fluksin qe ka nisur ditet e fundit kryesisht ne qytetin e Pukes nese vijon keshtu ateher Puka do te mbetet qyteti vetem I atyre qe sot kane nje pune.