
Aksi Shirokë – Zogaj tashmë ka hyrë në etapën e fundit të punës
Prej disa ditësh po punohet për hedhjen e shtresave të asfaltit dhe segmentet panoramike po marrin formën përfundimtare.
Pjesë e këtij projekti edhe ndërtimi i rrjetit GUZ që siguron kanalizimin edhe kullimin e ujrave ku pothuajse është përfunduar vendosja e këtij rrjeti nëntokësorë
Ky investim I rëndësishëm pritet ti ofrojë Shkodrës një mundësi të re zhvillimi duke lidhur zonat turistike dhe duke I ofruar zonës më shumë vizitorë dhe ekonomi.
Investimi kap vlerën e rreth 4.7 miljon eurove dhe pritet te përfundojë brenda pak muajve






