“Përshtatja e arsyeshme” është seminari që u zhvillua në Shkodër nga fondacioni shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Koordinatorja Florida Kalemi tha se synim është punësimi i personave me aftësi të kufizuar ndërsa tregoi edhe disa prej problemeve që janë hasur vitet e fundit. Drejtorja e shërbimit rajonal të punësimit Rozafa Zmijani tha se janë arritur rezultate konkrete teksa në 2016-ën janë punësuar 5 persona me aftësi të kufizuar. Në seminarin që u realizua në sallën e hotel Colosseo morën pjesë aktorë të ndryshëm të institucioneve në mënyrë që të gjithë sëbashku të bëjnë më shumë për punësimin e personave me aftësi ndryshe.

Artikulli paraprakNXËNËSIT E DALLUAR, KËRKOHET FONDI I EKSELENCËS
Artikulli tjetërFINALIZOHET “ICE MAN”, ARRESTOHET 28-VJEÇARI