Përgjatë vitit 2018, në muajt e parë Zyra e Punës në Shkodër ka shtuar ndjeshëm vëmendjen për punësimin e personave me aftësi të kuafizuara.

Aktualihst, 46 kërkesa janë të paraqitura nga kjo kategori për punësim dhe në këto muaj të parë ka patur 2 punësime, ndërsa vetëm për 2017-ën janë punësuar 24 persona.

Sipas drejtores së këtij institucioni, Rozafa Zmijani, punëimi i personave me aftësi të kuafizuara është padyshim edhe me një vëmendje të shtuar edhe nga vetë biznesi, i cili po ndërgjegjësohet në këtë lloj punësimi.

Zmijani u bënë apel të gjithë bizneseve që të kërkojnë punësimin e personave me aftësi ndryshe, jo vetëm si një detyrim ligjor me raportin 25 me 1, por edhe për shkak se kjo kategori kërkon të mbështetet dhe të përshtatet.

Personat me aftësi të kufizuar janë një ndër grupet më vulnerabël dhe padiskutim në vitet e funidit është shtuar ndjeshëm vëmendja, jo vetëm në integrim shoqëror, por edhe në atë tregut të punës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMURIQAN, RADHË TË GJATË NË KUFI
Artikulli tjetërVËRSHOJNË VIZITORËT NË SHIROKËN TURISTIKE