Punësimi në të zezë dhe pa një kontratë nga subjektet e ndryshme vijon të jetë shqetësim në Qarkun e Lezhës. Problematika është ngritur nga Drejtori Rajonal i Punësimit Agostin Marku, sipas të cilit formalizimi i tregut të punës është domosdoshmeri. Si zgjidhje ai sheh disa ndryshime ligjore që të bëhet me detyrim, që vendet e lira të punës ashtu dhe rekrutimet të realizohen përmes zyrave të punës.Gjithashtu sipas Markut shërbimet online kane ndikuar pozitivisht edhe për Zyren e Punës në Lezhë, duke eleminuar borokacitë dhe pritjet e gjata për qytetaret.
Formalizimi i tregut të punës është një prioritet i shpallur dhe nga Qeveria Shqiptare, ku dhe insitucionet përgjegjëse në Lezhë janë vënë në lëvizje, duke ushtruar kontrolle në terren, ndërsa bëhet e ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit.