Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit po rriten për të gjashtin vit radhazi dhe kanë arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për gjysmën e parë të vitit 2026 të ardhurat neto nga puna arritën vlerën e 397 milionë eurove, 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 1 miliard e 18 milionë euro në bilancin e pagesave, shifër kjo 20.6% më e lartë krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 35% të deficitit tregtar në mallra për 6-mujorin e parë të këtij viti.

Për 6-mujorin 2026, ato arritën në 365 milionë euro, 1.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe nga rritja e ndjeshme e kostos së punës./ Monitor

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTAJFUNI DUJUAN GODET JAPONINË/ DY TË VDEKUR, 275 FLUTURIME TË ANULUARA DHE 1.6 MILIONË BANORË TË EVAKUUAR
Artikulli tjetërPRESIDENTI AMERIKAN HAP “TRUMP TV” PAS BOJKOTIT TË RRJETEVE AMERIKANE, CNN, MS NOW DHE POLITICO E PADISIN