
Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në ditën botërore të muzeve, muzeu kombëtar I fotografisë “Marubi” organizoi punëtorinë “Manjikana: Frymëzim nga kultura japoneze”. Drejtuesi I kësaj punëtorie Fatbardh Kraja tregon si lindi ideja e këtij shkrimi ndërsa shton se po punon për përhapjen e kësaj teknike shkrimi.
Kësaj punëtorie iu bashkuan të rinj e të reja të cilët të kuriozuar nga kultura japoneze mësuan edhë më tepër mbi manjikanan. Për 2 ditë me radhë, institucione të ndryshme në Shkodër zhvilluan aktivitete të larmishme në kuadër të ditës ndërkombëtare të muzeve.






