Panairi i arizanatit në Shkodër ka sjellë në vëmendje punën e lodhshme dhe shumë të vlefshme që bëjnë artizanët për ruajtjen e traditës dhe trashëgimisë kolturore.

Stela Toska është ndër artizanët e rrallë që bën piktura në qeramikë, në gurë dhe në tjegull. Angazhimi prej 2 vitesh me punimet në qeramikë dhe idetë e reja për zhvillimin e artizanatit e kanë shpërblyer me një cmim të rëndësishëm. Vetëm pak ditë më parë, kjo artizane u vlerësua në spektaklin “Do You Have An Idea”, një format televiziv që bashkon biznesin me ëndrrën duke mbështetur idetë e reja për t’i kthyer ato në investime të suksesshme.

Punimi i gurëve, ngjyrosja, krijimi i formave të ndryshme mbeten idetë e kësaj artizaneje për të ardhmen. Punimet e artizanes Stela Toska i kanë kaluar tashmë kufijtë e vendit. Pikturat në qeramikë, në dru dhe në gurë i kanë dhënë asaj mundësi që të kontribuojë në arredimin e banesave, bareve dhe restoranteve.

Artizanati me format e shumëllojshme të tij mendohet se ka lindur rreth 2500 vite më parë, paralelisht me periudhën e krijimit të Shkodrës. Tradita e zejtarëve dhe artizanëve shkodranë që arriti kulmin në shek. e XVIII ruhet edhe sot nga artizanë të shumë si Stela Toska, të cilët me idetë e tyre i japin akoma më shumë larmishmëri traditës dhe kulturës së veriut të vendit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PËR FEMRA FITON BALLKANIADËN
Artikulli tjetërMAKINA PËRFUNDON NË LOKAL DHE GODET 3 PERSONA, DREJTUESI BRAKTIS MJETIN