
Punimet për rikonstruksionin e rrugës Bahçallek – Harku I Bërdic janë përqëndruar tashmë pranë “Kishës së Zonjës” në këtë segment është bërë zgjerimi i rrugës dhe ditën e sotme po punohej për vendosjen e trafikndarses dhe të bordurave, ndërsa neser pritet të nis edhe hedhja e shtresës së parë të asfaltit
Për shkak të nisjes së sezonit turistik vërehej se po punohej me ritëm më të shpejtë ndërsa pritet që shtrimi i asfaltit të përfundojë javën e parë të Majit
Pak ditë më parë punimet i Inspektoi edhe minsitri I Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, I cili bëri të ditur se projekti është rishikuar duke shtuar edhe një rrethrrotullim të ri duke krjiuar akses hyrës për banorët e lagjes Bahçallek, por për shkak të shpronsimeve ky rrethrrotullim nuk është ndërtuar plotësisht
Ky segment rrugorë pritet të ketë një një fluks të lartë lëvizjesh gjatë sezonit verorë pasi bënë ndërlidhjen mes Malin e Zi dhe Shqiperisë






