Punimet e kryera së fundmi në argjinaturën e Darragjatit për shmangien e përmbytjeve, kreu i njësisë administrative Gjovalin Darragjati i quan emergjente dhe jo të mjaftueshme për të mbrojtur zonën.

Sipas tij, gurët e hedhur në lumin Buna nuk mund të evitojnë përmbytjet e fshatrave përreth. Dëmtimi i Argjinaturës në këtë zonë alarmoi Bordin Rajonal të Kullimit për rrezikun e përmbytjeve, megjithatë punimet e kryera e kanë të pamundur të bllokojnë vërshimin e ujit në fshatra. Banorët, por edhe drejtues institucionesh në këtë njësi administrative deklarojnë se zgjidhja e vetme do të ishte zgjatja e strukturës së betonit në argjinaturë.