Pavarësisht se ndeshja mes Shqipërisë e Serbisë nuk do të zhvillohet në Shkodër, punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” po vazhdojnë me ritmin e duhur. Star Plus ka vëzhguar nga afër punimet ku shikohet qartë një numër i konsiderueshëm punëtorësh që po vijojnë punimet. Ajo që flitet të pakten nga Federata Shqiptare e Futbollit është se ky stadium do të jetë gati në muajin nëntor.

Natyrisht nuk është një kohë shumë e largët por me ritmin e deri tanishëm kjo vështirë të realizohet. Përsa i përket punimet ato po vazhdojnë njëkohësisht në tre pozicione të ndryshme të stadiumit. Së pari, disa punëtorë janë spostuar në rikonstruksionin e jashtë të stadiumit, ku janë prishur tashmë palestrat ekzistuese të sportit. Madje ka dhe një zhvendosje të një kati ky nga trek ate që ka qenë mundësia e shfrytëzimit të hapësirave të stadiumit është bërë në dy të tilla. Po ashtu në tribunën kryesore është duke u punuar dhe siç shikohet nga pamjet punimet janë duke vijuar në ngritjen e një tjetër kati të kësaj tribune. Gjithashtu dhe në tre tribunat anësore po punohet për ngritjen e tyre duke munduësuar kështu që të ecën në një ritëm qoftë tribuna qëndrore por edhe tre anësoret. Përveç mos zhvillimit të ndeshjes “Loro Boriçi” po shfrytëzohet për ti marrë sistemin e ndrricimit. Në fakt u tha nga drejtuesit e skuadrës se ai do të vendosej në fushën sportive ‘Reshit Rusi” por nuk do të ndodhë kështu. Ato do të spostohen drejt stadiumit “Selman Stermasi” në kryeqytet. Siç justifikohen tashmë drejtuesit e skuadrës shkodrane, ka qenë një ndërhyrje e Federatës Shqiptare të Futbollit që ka shkaktuar këtë lëvizje duke bërë që fusha “Reshit Rusi” ti nënshtrohet një tjetër invesitmi për ndriçim në qoftëse do të liçensohet për zhvillimin e ndeshjeve për ekipin e Vllaznisë.