Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit. Së bashku me banorët e zonës dhe inxhinierë të firmës kontraktuese, ai është njohur me ecurinë e këtij investimi të rëndësishëm për të gjithë zonën.

Gjatë diskutimit me banorët, kryebashkiaku Benet Beci u shpreh se kjo rrugë është një nyje e rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e zonës, por edhe për të gjithë qarkun.

Rruga e Dukagjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Qarkun e Shkodrës. Ky investim është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare, ndërsa përfitues është Bashkia Shkodër. Loti i dytë, nga Lotaj në Ndërlysaj, ka një gjatësi prej 30 km dhe përfshin zgjerimin e rrugës, ndërhyrjen në veprat e artit, vendosjen e tombinove dhe mbrojtëset anësore të rrugës.

Me ndërtimin e këtij aksi rrugor, realizohet një nga kërkesat e kahershme të komunitetit të kësaj zone.

Artikulli paraprakTË MOSHUARIT KËRKOJNË RRITJE TË PENSIONIT
Artikulli tjetërRRUGA “ÇUN NIKA” PA INVESTIME