Investimi i nisur për rikualifikimin urban të blloqeve të banimit Qemal Draçini në qytetin e Shkodrës është tashmë drejt përfundimit.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi gjatë mbikëqyrjes së punimeve tha se ky investim përfshin rikonstruktimin total të zonës. Ademi foli edhe për fillimin e punimeve në 13 rrugicat e qytetit që tashmë janë ndërprerë prej ditësh. Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” i kërkoi kryebashkiakes më tepër bashkëpunim për restaurimin e ambienteve sportive dhe organizimin e kampionateve. Rehabilitimi i bllokut të pallateve në këtë zonë ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve.

Ndër vite, gjatë ditëve me shi situata ka shfaqur mjaft problematika përsa I përket lëvizjes së qytetarëve.