Rruga Shkodër – Velipojë, pas përfdunimit të sezonit turistik është kthyer në një kantier ndërtimi.

Firma kontraktuese e cila ka nisur zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor për veriun e vendit, ka vijuar punimt ne segmentin e dytem, te këtij aksi, nga Dajçi në drejtim të fshatit Mal Kolaj. Deri tani është bërë zgjerimi i rrugës në dy anët e saj ndërkohe që janë kryer edhe kanalet anësore të këtij segment ii cili pritet të zgjidh njeherë e mirë problematikën e këtij segmenti ndër më të frekuentuarit gjatë sezonit veror.

Por në një pjesë të këtij segmenti, është hequr edhe shtresa e vjetër e asfaltit dhe ka nisur sheshimi i komplet këtij segmenti, duke dhene shenjat e para që ky projekt po kthehet në realitet. Por gjithsesi, ende nuk dihet e saktë se si do të jetë kjo rrugë. . Sipas projektit do të ketë shkurtime të ndjeshme të kësaj rruge duke shkurtuar kështu edhe kohën nga Shkodra deri në Velipojë.

Mendohet që Bërdica ku kalohej në rrugën e vjetër të shmanget duke u futur në tokat e fshatarëve për të dalë pas rrugës së Dajçit. Përveç kësaj shkurtese po ashtu pritet që të shmangen edhe shumë kthesa të tjera apo segmente të shkurtra. Pritet që tashmë nga Shkodra drejt Velipojës të shkohet për afërsisht 15 deri 20 minuta në rast të ndonjë trafiku të rënduar gjatë sezonit të verës kur fluksi i turistëve është i lartë.

Ndërkohë që ka nisur zbatimi i projektit të rrugës së re të Velipojës sipas burimeve ende nuk kanë nisur procedurat për shpronësimin e banorëve. Po këto burime bëjnë me dije për Shkodra Neës se ende nuk dihet nëse do të shpronësohen apo jo. Janë bërë disa takime dhe priten edhe disa të tjera për këtë çështje dhe në rast se nuk gjendet asnjë zgjidhje atëherë pritet të nisin protestat për shpronësimet ende të padhëna.