
Punimet për transformimin e zonës së Zdrales po vijojnë. Aktualisht po punohet për shtrimin e rrugës, restaurimin e fasadave dhe ndrrimin e çative. Projekti parashikon që rrugët dhe sheshet të trajtohen në mënyrë që tu jepet përparësi këmbësorëve dhe bicikletave ndërsa makinat do të lëvizin në orare të caktuara. Bizneset të cilat janë të shumta që operojnë në këtë zonë ndërsa vlerësojnë investimin, theksojnë se punimet kanë ndikuar në rënien e xhiros ditore.
Faza e parë e këtij investimi që kap vlerën e rreth 275 miljon lekeve do të bëjë të mundur rikualifikimin e zonës së Zdrales nga rruga “Hamz Kazazi” deri tek markata e peshkut ku në këtë zonë janë të perfshirtë rreth 95 njësi tregtare.