Mosmarrja e pagave prej 3 muajsh ngriti në protestë punonjësit e portit të Shëngjinit. Një pjesë e tyre nuk e nisen punen mëngjesin e së martes, duke kërkuar që ti jepet zgjidhje problematikes qe sipas tyre ju ka krijuar probleme financiare, pasi paga që marrin eshtë e vetmja e ardhur për familjet e tyre.

Ndermarrja eshte drejt falimentit dhe nuk kane marre asnje pergjigje e per kete arsye punonjesit thone se do ta pershkallzojne protesten deri ne bllokimin e punes ne port.
Ne portin e Shengjinit jane 117 punonjes qe po perballen me veshtiresite e pagesave prej kohesh dhe kjo është protesta e dytë qe organizojnë brenda këtij viti.

Drejtoria e Portit ka pranuar veshtiresite financiare të krijuara nga mungesa e të ardhura në këtë institucion që është me vetëfinancim, por qe sipas tyre po punohet për ti dhënë zgjidhje problematikes.

Artikulli paraprakNDRYSHOJNË SHEFAT E KOMISARIATEVE NË LEZHË, LAÇ E MIRDITË
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLASET ME TRAFIKNDARËSEN, HUMB JETËN 50-VJEÇARI