Mosmarrja e pagave prej 3 muajsh ngriti sërish në protëstë punonjësit e Portit të Shëngjinit.Ata u mblodhen brenda ambjenteve të ndërmarrjes, duke kërkuar zgjidhje të problemit që sipas tyre ju ka krijuar vështiresi financiare. Keqmenaxhim dhe abuzimet në këtë institucion po e çojnë drejt falimentimit thonë punonjesit.

Në mbështetje të protestës ishte dhe Kreu i Konfederates së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj, sipas të cilit shqetësimi i tyre do ti përcillet qeverisë shqiptare.

Në portin e shëngjinit janë 117 punonjes që po perballen me veshtersitë e pagesave prej kohesh dhe kjo është protesta e dytë që organizojnë brenda kësaj jave. Ky institucion i cili është me vetefinancim po përballet me vështiresi të shumta financiare, për shkak të rënies së numrit të anijeve që përpunohen në këtë port.