Punëmarrësit që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit publik nuk do të kenë të drejtë të rikthen në punë. Qeveria ka bërë ndryshime në Kodin e Punës, pikërisht në nenin 146 të tij që përcakton detyrimin e punëdhënësit në rast të largimit të padrejtë të punonjësit të tij nga detyra. Në ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit të Punës, mësohet se  nga neni përkatës që mbron të drejtën e punëmarrësit është hequr dispozita që i rikthente atë në punë, me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Projekt ligji aktualisht është duke u diskutuar në parlament.Nenit 146 të Kodit të Punës i është hequr paragrafi i cili e rikthen punonjësin në detyre dhe është lënë vetëm pjesa ku atij i jepet e drejta e fitimit të një page mujore. Në draftin e mëparshëm është përcaktuar se: “Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën detyrohet ti japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike , kur ka një vendim të formës së prerë  për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi  është i detyruar ta zbatojë këtë vendim”. Por në projektin që është duke u diskutuar në parlament mësohet se është hequr paragrafi i dytë i cili i jep të drejtën punëmarrësit të rikthehet në detyre. Nga ky ndryshim preket një kategori jo e vogël punonjësish, si mësues, infermier, policë, ushtarakë dhe sanitarë.

Artikulli paraprakMYFTINIA SHKODËR PËRCJELL HAXHILERËT PËR NË MEKË
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODRËR, SQARON POZICIONIN E SAJ PËR SHKOLLËN “ARBEN BROCI”