Një aktivitet I veçantë u zhvillua diten e sotme në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
Përmes punëtorisë kreative të titulluar “Cube It”, pjesëmarrësit, të cilet ishin te rinjë të shkollave të qytetit janë njohur nga afër me veprat e fotografit të famshëm me origjinë shqiptare, Gjon Mili, por këtë herë duke i parë ato nga një tjetër këndvështrim. Kube, kuboide, piramida e forma të ndryshme gjeometrike janë kthyer në struktura 3D, mbi të cilat të rinjtë kanë gërshetuar fragmentet e fotografive ikonike të Milit, duke i dhënë atyre jetë dhe forma të reja krijuese.

Aktivitete të tilla synojnë jo vetëm nxitjen e imagjinatës dhe kreativitetit te brezi i ri, por edhe afrimin e tyre me trashëgiminë e pasur kulturore e artistike që mban emrin e Gjon Milit dhe Muzeut Marubi.

Gjatë gjithë këtij procesi interaktiv, pjesëmarrësit janë udhëhequr nga ekipi edukativ i Muzeut “Marubi”, i cili i ka shoqëruar ata hap pas hapi në zbërthimin e koncepteve artistike dhe realizimin e puzzle-ve fotografike.

https://youtu.be/o7YKDrHe4Cc

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakURSULA VON DER LEYEN NIS NESËR TURIN BALLKANIK, NDALESA E PARË TIRANA
Artikulli tjetërZADRIMA, MES 11 ZONAVE TË PËRZGJEDHURA NË EUROPË