Ministria e Arsimit Evis Kushi e cila mori pjesë në vizitën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në bashkinë e Pustecit dha lajmin se pas pushimeve të fundvitit shkolla do të rifillojë në datën 11 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi.

Ndërsa në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojnë online procesin mësimor.