Pushimet e zgjatura te administrative shtetërore per festen e vitit te ri ka detyruar pensionistët e rrethit të Shkodrës të presin pas dyerve të kyçura të Postës Shqiptare duke shtyrë kështu afatin e tërheqjes së pensionit mujor. Ajo qe vihej re ishte numri i madh i te moshuarve qe kishin ardhur nga zonat e thella malore.

Ata theksojnë se kjo shtyrje po rendon se tepërmi xhepat e tyre.Sipas tyre mbyllja e sporteleve është një neglizhencë ndërsa kishte nga at ate moshuar qe nuk kane marre akoma shpërblimin prej 2 mije lekesh te reja. Pensioniste te shumte e quajnë te pafalshme këtë vonese ne një kohe kur sporteli i shërbimeve te tjera ka filluar punën qe këtë te hëne. Gjendja e të moshuarve është në nivele alarmuese e veçanërisht ajo e zonave rurale. Mjaft pensionistë shprehen se jetojnë të vetmuar, një pjesë e të cilëve janë braktisur.

Artikulli paraprakKOMPLETOHET ASFALTI, AKSI BARDHAJ-POSTRIBË DREJT PËRFUNDIMIT
Artikulli tjetër“LORO BORIÇI” SHTROHET TAPETI POR ENDE SHUMË PUNË