Presidenti i SHBA Joe Biden tha se forcat amerikane do të mbrojnë Tajvanin në rast të një pushtimi kinez në mes të paqartësisë rreth këtij konflikti të mundshëm.

I pyetur në një intervistë për CBS 60 Minutes nëse forcat amerikane do të mbronin ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike të pretenduar nga Kina, ai u përgjigj: “Po, nëse në fakt, do të kishte një sulm të paprecedentë.”

Në intervistën me CBS Biden duket se ka shkuar përtej politikës së deklaruar prej kohësh të SHBA-së për Tajvanin, por deklarata e tij ishte më e qartë se kurrë për angazhimin e trupave amerikane për të mbrojtur ishullin.

Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar prej kohësh në një politikë të “paqartësisë strategjike” dhe duke mos e bërë të qartë nëse do t’i përgjigjeshin ushtarakisht një sulmi ndaj Tajvanit.