Teksa vendi ynë po kalon një situatë tragjike sa i përket numrit të lartë të personave të mbytur në plazhe, Velipoja mbetet sërish pa roje bregdetare.

Përkundër deklaratave se në plazhin e Velipojës është rritur ndjeshëm siguria dhe monitorimi, ato pak kulla vrojtimi të pozicionuara në hapësirën bregdetare janë bosh.

Të vetmit që patrullojnë për sigurinë në plazh janë forcat e policisë së rendit, puna e të cilëve nuk parashikon ndërhyrjet në ujë, ç’ka ekspozon pushuesit vazhdimisht ndaj rrezikut në hapësirën ujore. Mungesën e rojeve bregdetare në Velipojë e konfirmuan jashtë kamerave edhe 2 pronarë të bizneseve sezonale.

Sipas tyre, nëse një pushues pëson komplikacione shëndetësore në det apo e ka të vështirë të dalë si pasojë e dallgëve, nuk ka kush t’a mbrojë. Për shkaqe të ndryshme, numri I viktimave në bregdetin shqiptar ka qenë I lartë gjatë muajit të fundit.

Artikulli paraprakPRODUKTET E SKADUARA DHE HIGJENA, GJOBITEN 2 SUBJEKTE
Artikulli tjetërKAMPI VEROR NË DAJÇ, SPORTE DHE EDUKIM