Puthte e prekte motrën, dënohet nga gjykata me 4.6 vite i vëllai

Një 36-vjeçar është dënuar me 4.6 vite burg pasi ka ngacmuar seksualisht motrën e tij të mitur. Vendimi është marrë nga gjykata e Tiranës, e cila ka shpallur fajtor shtetasin me inicialet I. Sh, për akuzën e “Ngacmimit seksual” dhe “Vjedhjes” së një telefoni “Samsung”. Sipas gjykatës gjithçka ka ndodhur në 6 qershor 2016, ku K.I, e mitur, ka paraqitur kallëzim penal lidhur me ngacmimin seksual që ushtron ndaj saj, vëllai prej nëne, i pandehuri I. Sh. Konkretisht, K.I, mes të tjerash në kallëizmin e saj, ka deklaruar se shtetasi I.Sh e ka ngacmuar atë seksualisht disa herë në banesën e saj. Shtetasi I.Sh, të cilin e ka vëlla nga e ema, ka rreth dy muaj që ka ardhur të jetojë në banesën ku ajo jeton me nënën e saj. Një javë pasi ka ardhur të jetojë aty ai i ka thënë që nuk e donte si motër, por si të dashur. Këtë gjë ja thoshte vazhdimisht me fjalë pa kryer veprime. Në datë 31 maj 2016, ajo është kthyer nga shkolla dhe në banesë ka qënë vetëm I. Ai ka filluar ta puthë atë në qafë dhe ta prekte në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo i ka thënë që të largohej dhe në momentin që ka filluar të qajë, ai është larguar nga ajo dhe ka dalë nga shtëpia. Ndërkohë në datë 1 qershor 2016, rreth orës 14:00, përsëri kur është kthyer nga shkolla ka gjetur të vllain në banesë, i cili filloi përsëri të kryente të njëjtat veprime duke e puthur dhe duke e ngacmuar në pjesë të ndryshme të trupit. Përsëri kallëzuesja ka reaguar dhe ai ka filluar të ngrejë zërin, por është larguar se aty erdhën motrat e tyre. Në pasditë ato janë kthyer përsëri në banesë dhe përsëri K.I, ka ngelur vetëm me shtetasin I. Sh, të cilit i ka thënë që po qe se do të vazhdonte me veprimet e tij do ta denonconte atë në polici. Një ditë pas kësaj shtetasja K.I, është grindur me motrën e saj, E.I. dhe është larguar nga banesa duke qëndruar tek një shoqja e saj, e cila quhet B.A.Ndërkohë ndaj këtij personi ka bërë kallëzim penal dhe shtetasi Petrit Cakoni, të cilit ja ka vjedhur telefonin brenda në banesë.