Afro 150 banorë prej një jave nuk furnizohen me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Shkak është bërë një kabull elektrik nëntokësor në rrugën “Qafa e Pejës në qytetin e Shkodrës. Banorët thonë se OSHEE nuk ka marrë masat e duhura… Banorët kërkojnë që ky defekt të riparohet sa më parë dhe të rikthehet energjia elektrike dhe uji i pijshëm. Terreni i vështirë por edhe moti jo i favorshëm kanë bërë që puna për riparimin e defektit në rrugën “Qafa e Pejës” të ketë vonesa për të cilën banorët nuk janë dakord duke pretenduar për ritme më të shpejta pune.