Pas djegies së bujtinës “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thore me të gjitha ndërtesat që ka patur dhe ku persona ende të paidentifikuar mendohet se gjatë natës së mbrëmshme i kanë vënë flakën godinave në mënyrë të qëllimshme duke i djegur të gjitha dhe duke shkaktuar një dëm kolosal prej afro 3 milion euro ka reaguar drejtuesi politik i PS në qarkun Shkodër Ilir Beqaj.

Në statusin e tij në “Facebook” Beqaj shpreh keqardhjen e tij ndaj pronarit të biznesit duke thënë se:

Jam i shokuar nga lajmi për ngjarjen kriminale të djegies së kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thore. Gëzim Ola po investon aty kursimet e 20 viteve në emigracion. Me mund dhe djersë po ndërton një mrekulli. Tani që rruga automobilistike po shkon në Theth, tani që investimet private po lulëzojnë, ky është një veprim fyes jo vetëm ndaj Gëzimit, por për krejt Dukagjinin. Dënoj me forcë këtë akt kriminal të pashoq dhe ju bëj apel strukturave të policisë t’i shkojnë hetimeve deri në fund në zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Me mëndje e zemër jam me Gëzimin dhe familjarët e tij. Kurajo dhe forcë!

Artikulli paraprakFOTO-LAJM/ “DIELL QË SHNDRIT ÇDO DITË TË JETËS TIME”, DREJTUESI POLITIK I PD NË SHKODËR PREZANTON FAMILJEN
Artikulli tjetërITALIA FUTET NË KARANTINË DERI NË MAJ, NGA E HËNA 10 RAJONE SHPALLEN ZONA TË KUQE