Nëse jugu i vendit po përballet me përmbytje masive, zonat malore ne territorin e Qarkut të Shkodrës janë përfshirë nga Debora.

Në redaksinë e Star Plus ka mbërritur edhe një video ku tregon qartë situatën e krijuar nga debora ne aksin rrugore Qafe Thore – Theth. Një nga segmentet më problematike, të këtij aksi i cili lë të izoluar të gjithë banorët e Thethit.

Tashmë është kthyer në traditë, bllokimi i këtij aksi rrugore, ndërkoeh që sipas të dhenave pranë shtabit të emergjencave civile në prefketurën e Shkodrës mesohet se po punohet për zhbllokimin e këtij aksi rrugore.