Policia e Shkodrës na bashkëpunim me komisariatet Vau Dejës dhe Pukë si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër njofton se ka organizuar një operacion të gjerë në territorin e njësisve administrative Pult, Shalë, Temal, Iballe dhe Gjegjan.
Ky operacion është zhvilluar mbi bazën e studimit të situatës operative dhe informacioneve të siguruara në lidhje me aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në këto zona. Si rezultat i kontrrollit të ushtruar, Policia thotë se është arritur që * Në njësitë administrative Pult dhe Shalë të Shkodrës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 24 parcela me një numër prej 5578 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor. * Në njësinë administrative Temal të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 20 parcela me një numër prej 2304 bimë narkotike të dyshuara të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor. * Në njësitë administrative Iballe dhe Gjegjan të Pukës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 6 parcela me një numër prej 3875 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor. * Gjithashtu gjatë kontrrolit të ushtruar në njësinë administrative Gjegjan u gjetën dhe u sekuestuan në cilesinë e provës materiale edhe : -1 armë zjarri automatik model-56, -1 aparat telefoni celular bimët varionin me gjatësi nga 1.7 m deri në 2.5 m të mbjella në toka publike dhe në një terren jashtëzakonisht të thyer malor Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal. Sipas policisë. Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 284 e 278 të Kodit Penal.