
Në qarkun e Shkodrës, kanë mbetur edhe vetëm 2 kuti për t’u numëruar nga 405 që janë gjithsej.
Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 36.904 vota, që përbën 40.01 % të totalit.
Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 34.721 vota, ose 37.64%. Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 15.784 vota (17.11%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 1372 vota (1.49%).