Qarku Shkodër në 24 orët e fundit është përfshirë nga reshjet e shiut ndërsa në zonat malore mbi 1000 metër kanë nisur reshjet e dëborës
Në Bashkinë Shkodër, reshjet paraqiten kryesisht me intensitet mesatar, të alternuara me intervale me intensitet të lartë. Në zonat malore ka reshje dëbore. Në aksin Bogë–Theth reshjet e shiut vijojnë deri në lartësinëmbi 1000 metra, ku më tej ka dëborë. Në zonën e Qafë Thores vazhdon rënia e ortekëve, duke pamundësuar ndërhyrjen për pastrimin e segmentit pranë tuneleve panoramike. Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.
Në Bashkinë Malësi e Madhe situate paraqitet e qetë. Në njësinë administrative Kelmend ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët. Akset Dedaj–Razëm dhe Koplik–Bogë janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të shiut. Probleme me energjinë elektrike raportohen në një pjesë të zones së Vrakë s dhe në linjën që furnizon Bogën, ndërsa grupet e punës po vijojnë ndërhyrjet për riparimin e defekteve.
Në Bashkinë Vau i Dejës reshjet vijojnë me intensitet mesatar, por nuk raportohen problematika me energjinë apo me qarkullimin rrugor.
Në Bashkinë Pukë ka reshje intensive shiu, pa raportime për emergjenca apo ndërprerje të energjisë elektrike.
Ndërsa në Bashkinë Fushë-Arrëz reshjet janë me intensitet të ulët, rrugët auto-rurale janë të hapura dhe furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.

Artikulli paraprakKARNAVALET NDEZIN FESTËN NË SHKODËR
Artikulli tjetërORTEKËT BLLOKOJNË AKSIN QAFË THORE–THETH