Shtabi emergjencave pranë prefekturës në Shkodër raporton se në të gjithë qarkun po vijojnë reshje shiu, kryesisht me intensitet të lartë.
* Në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore.
* Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë: Nga rreth 150 mm reshje shiu shumë intensive në 24 orët e fundit, deri tani nuk janë konstatuar probleme në kanalet kryesore të kullimit, në argjinaturat mbrojtëse apo në digën e rezervuarit Shtoder. Situata po ndiqet në terren nga punonjësit dhe do të ndërhyhet në rast konstatimi problematikash.
* Bashkia Shkodër: Në njësinë administrative Gur i Zi (qendër) po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika; janë vënë në dispozicion edhe mjete shtesë për ndërhyrje.
* Bashkia Vau Dejës: Raportohen përmbytje banesash në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel, sipas raportimeve të deritanishme. Lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe per pasoje rrezikon permbytjejen e 1/3 se territorit te qytetit.
Ndërkohë policia e shtetit apelon për kujdes të shtuar
Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren , për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Artikulli paraprakPËRMBYTJE EDHE NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërSHOQATA “NEXHAT” KONFERENCË PËR 80-VJETORIN E OKB-SË