SHTROHET PARKETI, KOHA DO VËRTETOJË CILËSINË E PUNIMEVE. Ashtu siç ishte thënë pallati i sportit “Qazim Dervishi’ është i gatshëm që në javën e parë të muajit Shkurt për fillimin e stërvitjes për ekipet e lojrave me dorë të klubit shumë sportësh Vllaznia.

Kompania e cila ka qenë duke realizuar punimet për herë të dytë të këtij parketi, ka përfunduar plotësisht shtrimin e parketit. Star Plus ka vëzhguar nga afër situatën aktuale dhe në pamje të parë, duket se kemi të bëjmë me një tjetër cilësi të punimeve. Madje këtë herë, në shtresën poshtë parketit, është realizuar një shtresë dyfishe në mënyrë që të minimizohet sa më shumë lagështira. Ndërsa në të gjitha anët e tij është lënë një hapësirë e konsiderueshme për ajrosje. Në dy anësorët e parketit të cilat kanë qenë dhe më problematikët gjatë punimeve të para, janë krijuar disa vrima për ajrosje ndryshe nga hera e parë e cila fillimisht u bllokua me një shtresë betoni e më pas u hap plotësisht. Të premten ekipet do të vijojnë stërvitjen në këtë parket. Ndërsa cilësia e tij do të vërtetohet nga koha dhe ekipet të cilët do të luajnë në të. Të gjithë shpresojnë që këtë herë parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të mos shfaqë problemet e vitit të kaluar.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/KdqYV4lfh38″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNË RRADHË PËR LIBREZAT E SHËNDETIT
Artikulli tjetërPRIMERA DIVISION, REALI +4 NGA BARCELONA