Pas ekipit të basketbollit edhe ai i volejbollit të Vllaznisë nuk arrin të triumfojë para shikuesve të tij në Kupën e Shqipërisë edhe pse luan në “Qazim Dervishi” dhe klubi merr përsipër organizimin e ndeshjeve.

Madje ashtu si skuadra e trajnerit Gjeçaj edhe ajo e trajnerit Artan Kalaja humbet në gjysmëfinale, duke bërë që fusha vendase të jetë një ters për ekipet e lojërave me dorë të Vllaznisë. Kështu, ëndrra 27-vjeçare për të rikthyer trofeun e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj në Shkodër mbeti e tillë, pasi Vllaznia u mund sot pas më shumë se dy orësh lojë 3-2 nga Teuta. Një ndeshje ku, në fakt, Vllaznia luajti nën nivelin e saj, i dha mundësi Teutës të rivalizojë dhe të arrijë një fitore që nuk pritej, duke menduar se dy javë më parë shkodranët fituan pastër 3-0 në Durrës. Por volejbolli është i pamëshirshëm nëse gabon dhe kështu bëri Vllaznia, që nënvlerësoi disi kundërshtarin dhe në fund humbi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakREFUGJATËT, RREZIKU PRITET TË KALOJË PËRMES ADRIATIKU
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT, KONFERENCË PËR ROLIN E GRUAS