Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri pak pas mesnate në drejtim të banesës së shefit të Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:43, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri. Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakSHBA NDËRTON AMBASADËN MË TË SHTRENJTË NË BOTË. JA SA KUSHTON
Artikulli tjetërMALI KOLAJ, PËRKUJTOHEN TË PUSHKATUARIT GJATË PERIUDHËS KOMUNISTE