
Qëllohet me armë ish-kryetari i Kosovës në vitet ’80, Azem Vllasi
Ish-kryetari i Partisë Komuniste të Kosovës, aktualisht me detyrën e avokatit, Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm afër shtëpisë së tij në Prishtinë. Mësohet se Vllasi ka marrë plagë në kraharor nga persona të panjohur për momentin. Ai wshtw transportuar menjwherw nw drejtim të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mwsohet se ndodhet jashtw rrezikut pwr jetwn. Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në polici ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë. “Policia ka pranuar telefonatën se në këtë rrugë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri ndërsa personi i plagosur është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kurim”, ka deklaruar Ahmeti. Vllasi: U plagosa nga një atentator i porositur Avokati Azem Vllasi i tha Radios Evropa e Lirë se “sulmuesi kishte një armë zjarri me silenciator dhe sipas karaktersitikave ishte një atentator i porositur”. Vllasi u plagos të hënën në mëngjes, nga një person, për të cilin policia është vënë në ndjekje. “Para orës 8 në mëngjes dikush i ra ziles. Dola. Një person mbante letra në dorë. Tha se kishte një problem pronësor. I thash se këto unë nuk i punoj dhe që të shkojë në rrugën përballë tek një tjetër avokat. A ka ardhur nga Gjermania apo e ka dërguar dikush, nuk e di. Kam hyrë të shkruaj në një copë letër numrin dhe t’ia japë. Kur kam dalë ai më ka sulmuar tek dera me një revole me silenciator, evidente i përgatitur, më ka sulmuar dhe më ka qëlluar në krah e pastaj iku”, ka thënë Vllasi duke shtuar. “Sipas të gjitha karakteristikave ai ishte një atentator i porositur. Pse dhe nga kush, hetimet do të tregojnë. Në bazë të punës sime profesionale, nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë problem me askë. Familja ime nuk ka problem dhe as kontest me asnjeri. Nuk e di se cka të mendoj dhe nuk dua të hamendësoj. Hetimet do të tregojnë cdo gjë”, tha Azem Vllasi për Radion Evropa e Lirë.






