Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e së shtunës në Milot, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti që ishte në lëvizje, por fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.Sipas Policisë, rreth orës 18:00, në afërsi të Urës së Milotit, shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar, ndërsa shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se automjeti i 30-vjeçarit është ndjekur nga pas nga një “Audi A6” i modelit të vjetër dhe se të shtënat janë kryer ndërsa të dy automjetet ishin në lëvizje.Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti familjar, pershkak bërë te divorcit te 30-vjeçarit me motrën e autorit të dyshuar.

Nderkohe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi motivin dhe dinamikën e saj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFENOMENI I LYPJES I PRANISHËM NË MURIQAN
Artikulli tjetërVENDI NËN NDIKIMIN E TË NXEHTIT AFRIKAN, TEMPERATURAT DERI NË 39 GRADË. PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT