Të shtëna me armë kanë ndodhur në Shkodër, një ditë më parë. Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime mëtejshme.
DVP Shkodër

———————–

Nderkohe, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të fshatit Trush, Shkodër, ka dalë nga rruga automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Ç., 33 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi D. B., 42 vjeç, banues në Malësi e Madhe, të cilët po marrin mjekim në spital.

————————

Policia vijon gjithashtu kontrollet masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një rast i kësaj veprimtarie kriminale, punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pukë, në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Kodra Luzër”, në fshatin Kokdodë, njësia administrative Fierzë, Fushë Arrëz, kanë konstatuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe nisi procedimi penal për shtetasit: G. K., 32 vjeç, banues në Fushë Arrëz, me detyrë kryeplak i fshatit Berishë Vëndi; A. M., 24 vjeç, banues në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, me detyrë teknik i pyjeve; D. Z., 57 vjeç, banues në fshatin Kokdodë, Fushë Arrëz, me detyrë teknik i pyjeve dhe kryeplak i fshatit Kokdodë, Fushë Arrëz.

Vijon puna hetimore për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.