Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e pasdites së të martës në qytetin e Vlorës.

Mësohet se plagosje ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” te Kisha Ortodokse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndersa nje person ka mbetur i plagosur. Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë qenë në një automjet kur kanë qëlluar me armë në drejtim të një “Fiat Punto”,me targa italiane DJ 252 RC  duke lënë të plagosur 3 persona.

Makina është qëlluar në lëvizje nga një tjetër mjet, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.