Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është qëlluar dhunuar jashtë çadrës së protestuesve të PD, përpara Kryeministrisë.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar si autor i këtij incidenti. Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë dyshohet të ketë sulmuar Spahiun pas një debati verbal mes tyre.

Vetë kreu i AKZ-së ka deklaruar se personi që e ka qëlluar ka qenë rreth moshës 30-vjeç. Ai akuzoi policinë se nuk e arrestoi pas incidentit, por e mori në mbrojtje.

“Po pres të bëj denoncimin pasi jam goditur tre herë me grusht. Nuk e njoh si emër, por e kemi parë këtu. Ai shkoi te policia dhe ata e morën në mbrojtje.

Ishte rreth moshës 30-vjeç”, u shpreh Spahiu.