
Shëngjin – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shëngjin kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në Lezhë.
Sipas Policisë, më datë 23 korrik 2025, në zonën e Kunes në Shëngjin, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik në zonë.Grupi hetimor vijon punën për kapjen e të riut dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë procedurat ligjore për veprat penale që mund të ketë konsumuar.






