Policia ka arrestuar një 51-vjeçar që qëlloi në ajër me armë zjarr pranë magazinës së tij në Patos.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të martës. Pasi dëgjuan të shtënat me armë, banorët njoftuan policinë që shkoi në vendngjarje dhe arrestoi shtetasin me iniciale 51 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të policisë në magazinën e tij u gjet 1 armë zjarri pushkë dhe 3 krehëra me fishekë.

“Shërbimet e Policisë pas telefonatës së marrë se në orët e vona të mbrëmjes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit A.B., 51 vjeç, banues në Fier,”-raportoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Artikulli paraprakPRAGNDESHJA FORTUNA HJORRING- VLLAZNIA
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 800 KG MARIJUANË, ARRESTOHEN SHQIPTARËT