Një investim i madh deri në 3 milion euro do të realizohet në qytetin e Lezhës për ndërtimin e një qendre moderne për moshën e tretë. Ky projekt do të financohet nga Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me një donator privat dhe synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së të moshuarve në zonë.

Projekti synon të ofrojë jo vetëm kujdes të specializuar, por edhe mundësi për të moshuarit që të angazhohen në aktivitete komunitare dhe kulturore. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu thotë se ky investim është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së të moshuarve, të cilët shpesh janë të neglizhuar.

Qendra e re e moshës së tretë në Lezhë do të ndërtohet në lagjen “Besëlidhja” pas katadrales dhe punimet pritet të fillojnë në muajt e ardhshëm, ku synohet që ajo të hapë dyert për pensionistet brenda dy viteve.

Artikulli paraprakMIRATOHEN 9 PROGRAME TË REJA STUDIMI NË UNISHK
Artikulli tjetër“OSO KUKA” PËRMBYLL MUAJIN E FRANKOFONISË