
Të rinjtë në Lezhë do të kene për herë të parë një qender rinore si një mundësi për te gjeneruar ide për të ardhmen e qytetit, por edhe per tu argëtuar.Inagurimi i këtij investimi mjaft të rëndësishem të financuar nga Agjensia Kombëtare e Rinisë u bë nga Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, në prani të përfaqësueve të arsimit parauniversitar, drejtuesve të shkollave dhe dhjetra të rinjeve.Kjo qender publike do tju vijë në ndihmë të rinjeve për të zhvilluar aftesi të reja dhe ndërvepruar me njëri-tjetrin thotë Drejtori i Projekteve Strategjike në Bashkinë Lezhë Elson Frroku.
Përmes kësaj qendre rinia do të ketë një dere ku të shkoje për tu argëtuar dhe dhënë ide të ndryshme për zhvillimin e qytetit, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Qendra Rinore në Lezhë e cila do të qëndrojë e hapur çdo ditë të javës dhe brenda saj ka sallë konferencash, kinemaje, kreativiteti, bibliotoke dhe një kënd teknologjie ku do të kenë akses të plotë të rinjtë.