Qendër rajonale e bashkëpunimit policor kundër krimit të organizuar

Konferenca përmbyllëse e projektit IPA 2013 ka aprovuar propozimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor. Konferenca u zhvillua në Trieste dhe ne të moren pjesë pjesë Ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë një qendër të përbashkët të rajonale të bashkëpunimit policorë kundër krimit të organizuar. Kjo është vendosur në konferencën përmbyllëse e projektit IPA 2013, pas propozimit që është bërë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Konferenca është mbajtur në Trieste, me temë “Lufta kundër Krimit të Organizuar, Bashkëpunimi Ndërkombëtar për Drejtësi Penale, në Ballkanin Perëndimor”. Në këtë takim morën pjesë Ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive. Ministri i Brendshëm u shpreh në fjalën e tij se duhet të rritet efikasiteti i aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar. Xhafaj propozoi gjithashtu edhe Krijimin e Data-Base të përbashkët, që do të ndihmonte në shkëmbimin më të mirë të informacionit, ngritjen e grupeve të përbashkëta të hetimit policor, të elementëve dhe grupeve kriminale. Ministri i Brendshëm falenderoi në mënyrë të veçantë qeverinë italiane për patronazhin teknik mbi projektin ‘IPA 2013’ dhe shprehu vullnetin e plotë për bashkëpunim në vazhdimësi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHITËSI I DROGËS HIDHET NË UJË NGA FRIKA E POLICISË, ZBULOHEN 3 SHQIPTARË
Artikulli tjetërBLENË BYREKË TEK SHITËSI AMBULANT, HELMOHEN 6 NXËNËS