Tregtaret e tregut tekstil në Zdrale kanë daluar sot një protestë perpara bashkise Shkoder. Arsyea e kësaj proteste ishte njoftimi që i ka ardhur nga Komuniteti Mysliman në Tiranë për lirimin e njësive tregtareve brenda dy muajve, pasi tregu do te prishet per ti hapur rruge investimit per nje kompleks, sipas lejes qe ka miratuar KKT.
Një përfaqsi e tregtarëve u pritën nga nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka
Pas takimit me përfaqësuesit e bashkisë, tregtarët iu drejtuan myftinisë Shkodër ku zhvilluan edhe aty një takim
Ndërsa tregtaret kane marre shkresen nga Komuniteti Mysliman Shqiptar per lirimin e tregut brenda datës 22 gusht, ata kerkojne zgjidhje nga bashkia Shkoder pasi dalin ne mes te rruges, pas shume vitesh pune.
Në këtë treg ushtrojnë aktivitetin e tyre prej më shumë se 20 vitesh rreth 280 tregtarë.

Artikulli paraprakOPERACIONI “PLAZHI I LIRË”, PROCEDOHEN DY PERSONA
Artikulli tjetërTREGU I ZDRALES, REAGON BASHKIA SHKODËR