
Qendra e të moshuarve në Barbullush të njësisë Administrative të Bushatit, do të jetë sërish pjesë e investimeve nga donatorë të huaj.
Kryetari i Bashkisë Zef Hila, i shoqeruar edhe nga pjestarë të organizatave Holandeze, që jetojnë në Barbullush, por edhe të tjerë që kanë ardhur nga Holanda, kanë parë nga afër ambjentet e kësaj qëndre rezidenciale për të moshuarit. Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila gjatë fjalës së tij, evidentoi faktin se në këtë qëndër do të investohet sërish në mënyre që ti krijohen mundësi sa më komode për shtresën e tretë.
Nga ana tjetër, ai ka falenderuar edhe donatorët që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në ndihmë të personave në nevojë Qendra e të moshuarve në Barbullush eshte një shembull i garancisë që Bashkia Vau Dejës ka ndaj personave ne nevoje, e konkretisht ndaj të moshuarve.






