Për të tretin vit Qendra Mediatike “Faktoje” implementoi projektin “40 premtime, 10 bashki” ku ka prezantuar raportin mbi premtimet e bëra edhe nga bashkia Shkodër në vitet e fundit. Raporti u prezantua sot në Shkodër në praninë e gazetarëve , shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Aimona Vogli menaxhere editoriale e “Faktoje” u shpreh se niveli i transparencës me publikun i bashkisë Shkodër arrin në 100% duke e rënditur në vendin e parë në 10 bashki në total

Ndërkohë sa i përket premtimeve elektorale nga 4 premtime, sipas Voglit rezulton se dy prej premtieve janë kategorizuar të pambajtura dhe dy të tjera konsiderohen pjesërisht të mbajtura.

Në këtë raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesmarrjes së të rinjve në proceset politikbërëse. Në rastin e bashkisë Shkodër rezulton se institucioni nuk e ka filluar ende procesin për ngritjen e Këshillit Vendor Rinor.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak9 VITE PA ENERGJI ELEKTRIKE, 60 VJEÇARI: NUK MUND TA PAGUAJ
Artikulli tjetërPROKURORIA MBYLL HETIMET PËR ISH- POLICIN JETON LAMI