Në zemër të fshatit Kukël të Vau Dejësit ndodhet Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, një kompleks që ruan kujtimin e një prej figurave më të ndritura të kulturës shqiptare. Aty ku dikur ka jetuar dhe krijuar poeti i madh, sot gjendet një vend që flet për historinë, shpirtin dhe letërsinë shqiptare.

Qendra është kthyer në një destinacion të rëndësishëm për vizitorë, nxënës dhe studiues, por gjendja e saj fizike kërkon ndërhyrje të menjëhershme për restaurim dhe promovim më të gjerë.

Në mungesë të përkujdesjes së duhur, rrezikohet jo vetëm një monument, por edhe kujtesa e një figure që i fali kombit një trashëgimi të çmuar shpirtërore dhe letrare.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, RRITEN RASTET ME VIROZAT E STINËS
Artikulli tjetërINVESTIMI NË RRUGËN DON BOSKO