Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

I pyetur për çështjen e presidentit, Berisha tha se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë propozim që mund të vijë nga kryeministri Edi Rama.

“Kërkesa e vetme është që vendimet për drejtime grupi të merren nga Kryesia e Grupit Parlamentar. Linja politika është e qartë , kundërshtari ynë është Rama. Nëse do të propozojë për presidentin e ri dhe se cili do të jetë qëndrimi do merret vendimi nga organet më të larta. PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Në se Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD”, tha Berisha.

Ndër të tjera ish-kryeministri u shpreh i vendosur se nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje nga për çështjen e kryetarit dhe asnjë ndërhyrje për çështjet e brendshme të PD.

“Nuk pranoj ndërhyrje për çështje të kryetarit dhe asnjë ndërhyrje në çështjet e brendshme të PD e kam faktuar se nuk pranoj ndërhyrje nga askush.”, tha më tej Berisha.

Artikulli paraprakA RREZIKON PD TË SHPALLET NON GRATA? BERISHA: AS GUVERNATORJA, AS ZEUSI RAMA NUK DO KENË MË…
Artikulli tjetërPUSHTIMI I UKRAINËS NDRYSHON LISTËN E PASAPORTAVE MË TË FUQISHME NË BOTË, RUSIA ‘DËNON’ VETEN, JA KU RENDITET SHQIPËRIA (RAPORTI)